Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket procesit të numërimit në qarkun e Dibrës.
Kësaj here dibranët kanë votuar më tepër për Partinë Socialiste, duke “thyer” kështu rezultatin e katër viteve më parë ku demokratët arritën që të fitojnë me tre mandate.
Kësaj here socialistët kanë marrë 56.19 % ose thënë ndryshe 32146 vota, ndërkohë që demokratët kanë grumbulluar 21790 vota, e përkthyer në përqindje në 38.09%.
Në vend të tretë renditet PSD me 1315 vota, ndërsa në vend të katërt Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 666 vota.
Socialistët kanë fituar në katër bashkitë e qarkut, Bulqizë, Dibër, Klos, Mat, duke siguruar tre mandate, ndërsa demokratët vetëm dy.

