Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama bën parashikimin për PD nga Asambleja: Do marrin më pak mandate se në ’97-ën

Shkruar nga Newsbomb
Rama bën parashikimin për PD nga Asambleja: Do marrin më pak
FotoMontazh/ Selia Blu - Edi Rama

Kryeministri Edi Rama njihet tashmë për parashikimet që bën shpesh para zgjedhjeve parlamentare në vend.

E kështu ka bërë edhe këtë herë nga Asambleja e PS që po mbahet në Durrës. Mirëpo këtë herë Rama nuk ka bërë parashikim se sa mandate do të fitojë PS, por se sa mandate do të sigurojë PD.

Ai tha se PD do të marrë më pak mandate se në 1997. Atë kohë PD ka marrë 25 mandate.

 “Disa thonë se vendi është sot më keq se ishte para disa vitesh, por ka vetëm një gjë që është më keq sot, se para 11 vitesh ajo është PD e Shqipërisë.

Unë nuk shoh filxhan, por ne dimë që të lexojmë mendjen e popullit jo vetëm se kemi patronazhistët, por sepse kemi tani një strukturë shkencore të kolauduar që bënë anketimet e përmuajshme të opinioneve të njerëzve. Në zgjedhjet e ardhme, PD zor se do të marr më shumë mandate se në 1997”, tha ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese