Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në Durrës, nuk i ka kursyer “thumbat” ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke qeshur me listat e publikuara disa ditë më parë nga PD në betejën për zgjedhjet e 2025.
“Janë për të qeshur, të raskapitur, më hoqën dëshirën për betejë”, - kështu u shpreh kreu i qeverisë. Me bidndje të plotë Rama tha se PD nuk do marrë më shumë mandate se në 1997.
“Janë për të qeshur, kur të nxjerrin përballë një ekpi drejtues si ata që nxorën para disa ditësh. Më iku dëshira për betejë. Fund e krye humbësa. Njëri më i raskapitur se tjetri. Të njëjtët që e nxorën sa e sa herë Lulin fitimtar. Pastaj thonë se nuk fitohet kundër Ramës dhe PS. Ambicia për ta përmirësuar rezultatin, ne e kthyem në fitore. Fitorja nuk i takon ati që vetëm e do, por atij që bën gjthçka për ta marrë.
Ne kemi fituar si asnjë parti tjetër shqiptare sepse nuk na ka mjaftuar asnjëherë PS pas një fitore, por jemi bërë gati gjithmonë për PS që na duhet për fitoren e radhës.
Kemi eksperiencën dhe nevojën për forcën për të ndryshuar skudarën që do bëjmë gati fitoren e mandatiti tonë të katërt. Brezi i ri do ketë më shumë vend.
