Misioni vëzhgues OSBE-ODIHR mbajti këtë të hënë një konferencë për shtyp për të dhënë vlerësimet për procesin zgjedhor të 11 majit.
Kreu i Misionit të Vëzhgimit, ambasadori Lamberto Zannier, theksoi se procesi elektoral u zhvillua në kusht të pabarabarta mes mazhorancës dhe opozitës.
Kjo pasi, sipas Zannier, partia në pushtet shpalli vendimin e faljes së gjobave një ditë para zgjedhjeve. Ai thekson qartë, se kjo përbën shkelje të ligjit, dhe i dha partisë në pushtet një avantazh përballë opozitës.
“Fushata përgjithësisht ishte e qetë por pati sulme mes drejtuesve kryesorë të fushatës, sidomos online, ç’ka tregon polarizim tejet të madh dhe mosbesim. Një rol i rëndësishëm i vëzhguesve afatgjatë është edhe ndërveprimi me popullatën lokale. Ne kemi dëgjuar vazhdimisht shqetësime për presione nga nëpunës të administratës publike, përdorim të burimeve shtetërore që u pa edhe nga monitoruesit në shumë raste ku u shpallën programe të mëdha edhe një ditë para zgjedhjeve apo falja e gjobave. Këto praktika i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kushte të pabarabarta garimi”, tha ai.