Misioni Monitorues i OSBE/ODIHR ka dalë në deklaratë për mediat mbi rezultatet pas vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 Majit në vendin tonë.
Sipas minitoruesve të OSBE/ ODIHR procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa probleme, si dhe punonjësit në qendrat e votimit kanë punuar shumë mirë, edhe pse ka ende vend për përmirësim.
“Populli shqiptar tregoi angazhim të fortë ndaj demokracisë, klimë tejet të polarizuar, ata dolën, morën pjesë dhe bënë që zëri i tyre të dëgjohet.
Që nga votuesit që votuan për herë të parë, deri tek votuesit nga jashtë shtetit, deri tek vëzhguesit, ata janë zemra e këtij procesi demokratik. Në këtë frymë, në respekt të njerëzve do ndaja disa nga pikat e konstatimeve.
Zgjedhjet e 2025, ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta.
Ka psur raste dhe pretendime për presion ndaj nënpunësve publikë.
Dy partitë kryesore dominuan hapësirën mediatike, duke i censuruar për partitë e tjera. Falja e gjobave shtetërore shumë pak kohë para zgjedhjeve parlamentare, ishte një abuzim.
Zgjedhësve nuk iu dha shanci të dëgjonin një ide politike, por vetëm akuza. Duhej të bazohej në debate për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Si përparimi mbetet i kufizuar për shkak të demokracisë së dobët brenda partive.“