Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protestuesit rrethojnë selinë rozë, merr flakë godina e Partisë Socialiste

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit rrethojnë selinë rozë, merr flakë godina e
Pamje nga selia

Turma e protestuesve ka mbërritur në ambientet e selisë së Partisë Socialiste. Të udhëhequr nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, me në krye Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin protestuesit kanë ndjekur të njëjtin skenar si te Kryeministria.

Ata kanë hedhur molotovë e flakadanë drejt selisë së socialistëve duke djegur kështu pemët e ndodhura përgjatë atij perimetri si dhe banderolën me kryeministrin Edi Rama që ndodhet në seli.

Për disa minuta, efektivët kanë reaguar me gaz lotsjellës dhe kanë arritur të shpërndajnë turmën, ndërsa vazhdimisht pas krahëve të tyre po hidhen molotovë, fishekzjarre dhe shkopinj. Ndërkohë, në një moment është dëgjuar gazetari Osman Stafa i cili ka thirrur “Ik, ik”, pasi molotovët kanë vënë në rrezik një prej operatorëve. 

Policia e Shtetit ka kaluar sot në gatishmëri të përforcuar dhe kryepolici Ilir Proda mësohet se ka nxjerr në terren më shumë se 1,200 trupa, të cilat janë pozicionuar pranë institucioneve kryesore të bulevardit të Tiranës.

Zyrtarisht, leje për protestën është marrë nga ora 18.00 deri në orën 22.00, por siç kanë deklaruar drejtuesit e opozitës ajo do të zgjasë përtej këtyre orareve dhe nuk përjashtohen aktet e mosbindjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese