Hapësire reklamuese

Politikë

"Protestuat me arkivol dhe votuat PS-në", Murrizi shpërthen ndaj banorëve të Hotolishtit: Mos hani shumë... se hëngrët më 11 Maj boll

Shkruar nga Newsbomb
"Protestuat me arkivol dhe votuat PS-në", Murrizi shpërthen
Ilustrim: Banorët e Hotolishtit protestuan me arkivol - Myslim Murrizi


Myslim Murrizi përmes një statusi në rrjete sociale ka ironizuar protestën e dikurshme të banorëve të Hotolishtit me arkivol kundër Partisë Socialiste.

Myslim Murrizi ka publikuar tabelën me shifra nga votimet e së dielës ku Partia Socialiste kryeson me numër votash duke thënë se banorët e kësaj zone e mbushën kutinë e votimit për PS duke e shndërruar në arkivol për veten e tyre.

Statusi i plotë i Murrizit

Të votosh të dielën para dy ditësh për PS dhe pushtetin mbi 70% dhe sot të bësh si “cub” duke treguar arkivolin është një tallje ekstreme me veten.

Për të “varrosur” qeverinë e kishit gjith ditën e dielë datë 11 Maj arkivolin përpara por e mbushët me vota duke e shndërruar kutinë e votimit në “arkivol” për veten.

TANI A KA MUNDËSI TË MOS HANI SHUMË SE ÇFARË KISHIT PËR TË NGRENË E MBARUAR DATË 11 MAJ NGA ORA 7:00 DERI NË ORËN 19:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese