E teksa pas një ore pritet që të nisë protesta, policia ka nisur zbardhin e planit për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Një orë na ndan nga protesta e opozitës, teksa policia ka nisur që të vendoset para institucioneve kryesore, si Parlamenti, Ministria e Brendshme apo edhe Bashkia e Tiranës.
Dhjetëra policë janë pozicionuar para institucioneve, ndërsa janë vendosur edhe mjete që përdoren për hedhjen e ujit ndaj protestuesve nëse do të ketë skena të dhunshme.
Në orën 18:00 demokratët do të mblidhen për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria ndërsa drejtuesit politik të qarqeve gjatë javës kanë zbritur në terren duke mobilizuar demokratët për pjesëmarrje masive në portestën e kësaj të hëne në kryeqytet.
Ashtu si dhe kemi bërë me dije më herët protesta e sotme nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për mosbindje civile. Masat për ruajtjen e rendit janë marrë edhe nga Policia. 1000 forca policore priten të angazhohen për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës.
