Foto ilustruese
Partia Demokratike do të zhvillojë këtë shtunë një protestën kombëtare në kryeqytet. Siç është paralajmëruar edhe më herët, protesta do të nisë në orën 17:00.
Ndërkohë, pak orë para protestës, policia ka marrë masat e nevojshme për të evituar incidentet e mundshme. Porta hyrëse e Kryeministrisë është veshur me veshje metalike, ndërsa janë vendosur edhemegafonë.
Nga ana tjetër, kanë nisur përgatitjet e para të protestës. Momentalisht po vendoset podiumi, nga ku do t'i drejtohen protestuesve, qytetarëve pjesëmarrës në protestë, drejtuesit e Partisë Demokratike.
Sondazh
Poll

