Hapësire reklamuese

Politikë

Pritjes po i vjen fundi, numërohen 94.14% e kutive në të gjithë Shqipërinë! PS vazhdon në kryesim me 82 mandate, PD me 52, Agron Shehaj 2

Shkruar nga Newsbomb
Pritjes po i vjen fundi, numërohen 94.14% e kutive në të
Cast nga numërimi i votave

Pritjes po i vjen fundi për të gjithë Shqipërinë, teksa kanë mbetur dhe gati 314 kutitë e fundit për tu numëruar, ndërsa deri më tani nga 5225 janë numëruar 4923.

Siç është parë dhe nga rezultatet e djeshme, Partia Socialiste vazhdon të kryesojë gati të gjithë vendin me 481902 vota ose 52.12%, duke marrë kështu 82 mandate dhe më pas ndiqet nga PD-ASHM me 451271 ose 34.46% të votave, me 52 mandate.

Ndërkohë, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 45606 ose 3.50% të votave me 1 mandat, ndërsa PSD me 45289 ose 3.47% të votave me 3 mandate.

Rezulatet:

PD-ASHM- 52 mandate

LËVIZJA BASHKË- 1 mandat

LËVIZJA ATDHEU- 0

KEA- 0 mandate

PS- 82 mandate

NISMA SHQIPËRIA BËHET- 1 mandat

AKSH- 0 mandat

ADR- 0 mandate

DZH- 0 mandate

MUNDËSIA- 2 mandate

PSD- 3 mandate

Pritjes po i vjen fundi, numërohen 94.14% e kutive në të
Rezultatet

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese