Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Priti të atin jashtë burgut, flet djali i Fredi Belerit: Sot do të festojmë, nesër do të fillojmë punën

Shkruar nga Newsbomb
Priti të atin jashtë burgut, flet djali i Fredi Belerit: Sot do
Petro Beleri (Foto arkiv)

Petro Beleri ndodhej jashtë ambienteve të burgut të Fierit ku dhe priti të atin, Fedi Belerin, i cili me vendimin e Gjykatës u lirua me kusht këtë të hënë.

Shkurtimisht por mjaft i qartë, Petro u shpreh për mediat se kjo ditë është festë, por duke filluar nga nesër ata do të punojnë për himarjotët dhe do të “luftojnë” derisa të gjejnë drejtësi.

“Sot do festojmë dhe nesër do të fillojmë punën. Deri të gjejmë drejtësinë do të punojmë për himarjotët këtë çështje do ta çojmë deri në fund”, tha ai.

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi sot kërkesën e eurodeputetit të Demokracisë së Re, Fredi Beleri, për lirimin nga burgu.

Menjëherë pas këtij vendimi dhjetëra himarjotë u nisën drejt burgut të Fierit për të pritur Fredi Belerin kur të dilte nga qelia. Madje, sipas asaj që u tha dhe më herët himarjotët kanë organizuar një festë.

Beleri qëndroi në burg për 16 muaj, kishte bërë kërkesën përkatëse që në korrikun e kaluar ashtu siç i takon sipas ligjit shqiptar pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.

Edhe pse prokurori publik e refuzoi kërkesën e Belerit, gjykata vendosi se kishte arsye për lirimin e tij nga burgu vetëm me kushtin kufizues që ai të komunikonte me policinë disa herë në muaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese