Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pritet me përqafimin e të birit, Fredi Beleri del nga burgu: Betejën me drejtësinë do e vazhdoj në Strasburg

Shkruar nga Newsbomb
Pritet me përqafimin e të birit, Fredi Beleri del nga burgu:
Beleri dhe i biri

Vetëm pak minuta më parë eurodeputeti Fredi Beleri ka dalë nga burgu i Fierit, ku është pritur me një përqafim të ngrohtë nga djali i tij. Po ashtu në pritje të tij ka qenë edhe ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria.

Beleri ja folur për mediat, si ato shqiptare edhe greke, ku tek të dyja tha se beteja e tij me drejtësinë do të vazhdojë.

Ai tha se do e çojë çështjen në Strasburg dhe nga aty do të presë vendimin dhe të shpallet i pafajshëm.  Ai siguroi se nëse shpallet i pafajshëm do të kandidojë sërish për Himarën.

Ndër të tjera ai tha se tashmë që është eurodeputet do të jetojë mes Athinës dhe Brukselit.

“Kam vite që luftoj për minoritetin grek. Siç edhe e kam thënë lufta me drejtësinë nuk përfundon këtu do i drejtohen Strasburgut që të marr fund baltosja e emrit tim. Zgjedhjet u bën në 14 maj dhe unë dola fitues. I paligjshëm ishte shkarkimi, dekreti dhe zgjedhjet e mbajtura më 4 gusht në Himarë.

Duhet të dini që liria për çdo njeri është e shenjtë dhe 1 ditë në burg në mënyrë të padrejtë është e rëndë dhe jo unë që bëra 16 muaj. Jam zgjedhur eurodeputet dhe është një nder i madh.

Unë jam eurodeputet i zgjedhur nga qytetarët grek bëjnë pjesë në partinë popullore të BE do ngre zërin për padrejtësinë që bëhen. Betejën ligjorë do e vazhdoj në Strasburg. Për mua kjo çështje do mbyllet në Strasburg. Atje do kërkoj të drejtën time”, tha Beleri ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese