
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me votimet në primare, duke siguruar se po zhvillohet një proces demokratik.
Bardhi, si drejtues politik i PD-së në Fier, ka deklaruar se deri në këto momente ka pasur një fluks të lartë të anëtarëve në këtë qark që i janë drejtuar kutive të votimit.
Bardhi shprehet se ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm, teksa fton anëtarët e PD-së që të paraqiten dhe të marrin pjesë në votime për të shprehur vullnetin e tyre.
"Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.
Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre. Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie", është shprehur Bardhi.