Hapësire reklamuese

Politikë

Pjesë e listës së primareve në Durrës, Garo: Radhët janë plot, një super manifestim demokracie!

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e listës së primareve në Durrës, Garo:
Florjana Garo

Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë zgjedhjet e saj primare në 12 qarqet e vendit.

Përmes një postimi në "Facebook", zëdhënësja e PD-së Florjana Garo ka publikuar disa foto nga votimet në Durrës ku po zhvillohen primaret. Garo është pjesë e listës së primareve në qytetin bregdetar të Durrësit.

Garo bën me dije se në Durrës po votohet dhe radhët janë plot, teksa e konsideron një manifestim demokracie. Më tej, ajo fton të gjithë demokratët që së bashku të shkojnë drejt ndryshimit dhe fitores në zgjedhjet e 11 majit.

“Primaret filluan dhe rradhet ne Durres jane plot! Nje super manifestim demokracie! Bravo demokratet! Bashke drejt Ndryshimit dhe Fitores me 11 maj????✌????”, shkruan Garo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese