Hapësire reklamuese


Politikë

Partia Demokratike voton sot për Primaret, si do të zhvillohet procesi

Shkruar nga Newsbomb
Partia Demokratike voton sot për Primaret, si do të zhvillohet procesi
Sali Berisha

Partia Demokratike do të votojë sot përzgjedhjen e demokratëve kandidatë për deputetë në PD, një proces i rëndësishëm dhe jetik për këtë forcë politike në kuadër të parlamentareve të 11 majit. Procesi i votimit pritet të fillojë në orën 08:00 të mëngjesit dhe të përfundojë në orën 18:00.

Gjithsej në këtë proces të primareve garojnë 468 kandidatë, disa të propozuar e disa të tjerë të vetëpropozuar dhe vetëm 289 prej tyre, dorëzuan dokumentacionin përkatës. Afati i fundit për pjesëmarrjen në këtë garë ishte dita e djeshme, afat ky i zgjatur nga kryedemokrati Sali Berisha.

Në fletën e votimit të primareve janë të radhitura të gjithë emrat kandidatë si dhe qarqet ku ata garojnë. Procesi i votimit është një anëtar, një votë. Pra anëtari apo anëtarja e Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat për deputet/e.

Listat e kandidatëve për primaret janë miratuar nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) dhe Kryesia e Partisë Demokratike.

Vendet e votimit për Tiranën:

-Tirana 1 – Shkolla “Ali Demi”

-Tirana 2 – Selia Qëndrore e PDSH

-Tirana 3 – Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas karburantit Ifuel

-Tirana 4 – Selia e Degës, “Kompleksi Orion”, Rr. “Faruk Begolli”

-Tirana 5 – Selia Degës, Kompleksi “Kika”

-Tirana 6 – Selia e Degës, Kombinat

-Tirana 7 – Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Godina përballë “Hotel Mondial”

-Tirana 8 – Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te Selvia, Rruga e “Saraçëve”

-Tirana 9 – Selia e Degës, Bulevardi i Ri

-Tirana 10 – Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”

-Tirana 11 – Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati 2

-Tirana 12 – Zyra e Degës, Sauk

-Tirana 13 – Zyra e Degës, Yrshek

-Tirana 14 – Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt

-Tirana 15 – Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë Helmës

-Tirana 16 – Selia Degës, zona e Astir

-Kamëz – Selia e Degës, në qendër të Kamzës

-Kavajë – Tek kinemaja, në qendër

-Vorë – Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas

-Rrogozhinë – Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese