Foto arkiv. Erion Veliaj
Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit janë konstatuar parregullsi.
Burime për mediat bëjnë me dije se në këtë qendër votimi, në të cilën votuan dhe figura të njohura të politikës si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministri Ilir Beqaj, ish-deputetët Lefter Koka e Alqi Bllako, janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar.
Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë.
Lidhur me këtë ngjarje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet që të dalë me një njoftim zyrtar.
Sondazh
Poll
