Hapësire reklamuese

Politikë

Petrit Vasili pozicionohet te vendi ku u arrestua Ilir Meta, "thyen heshtjen" për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë

Shkruar nga Newsbomb
Petrit Vasili pozicionohet te vendi ku u arrestua Ilir Meta, "thyen
Fotomontazh/ Pamje nga protesta-Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë dhe një ndër bashkëpuntorët më të afërt politik të Ilir Metës, Petrit Vasili, i është bashkuar mosbindjes civile të lajmëruar nga Partia Demokratike.

Së bashku me deputetët demokratë si dhe anëtarët e Partisë së Lirisë, Vasili është vendosur në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht te vendi i njohur si “Kthesa e Kamzës”. Në një prononcim të shkurtër për "Euronews Albania" Vasili ka komentuar për herë të parë edhe arrestimin, ose “rrëmbimin” ashtu si dhe ata i referohen, të presidentit të Partisë së Lirisë.

Vasili tha se arrestimi i Metës ka qenë një lajm shokues për të dhe një atentat ndaj një burri i cili zbaton me përpikmëri të gjitha ligjet.

 “Për mua ka qenë një lajm shokues. Një veprim i cili nuk duhet të kishte guximin dhe kurajën që simbolizonte të vetmin njeri që ka qenë pikë referimi kushtetues dhe patriotik. Sepse sot nëse ende nuk kanë guxuar të vënë firmën e fundit për detin, ishte se e ndaloi Ilir Meta.

Ai ishte një atentat ndaj një burri që zbaton ligjin. Mesazhi që dhanë këta është se horrat duhet të jenë të qetë dhe ata që zbatojnë ligjin duhet të jenë të shqetësuar”, tha Vasili.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese