Hapësire reklamuese

Politikë

Noka dhe Bardhi përshëndesin vendimin e Gjykatës së Posaçme: Lirimi i Sali Berishës, vendim i duhur për çmimin e padrejtë që pagoi

Shkruar nga Newsbomb
Noka dhe Bardhi përshëndesin vendimin e Gjykatës së
FotoArkive: Flamur Noka e Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, sot, për lirimin nga arresti shtëpiak të Sali Berishës.

Flamur Noka ka thënë se lideri demokrat Sali Berisha pagoi çmimin e padrejtë të lirisë si askush tjetër në këtë vend, ama qëndroi dhe sot fitoi.

"Lira gjithmonë ka një çmim. Demokratët dhe Sali Berisha si lider i demokratëve e ka paguar me pa të drejtë çmimin e lirisë si askush tjetër në këtë vend. Kjo tregon se kush lufton për të vërtetën, do të fitojë.

Drejtësia nën kthetrat e Soros bëri gjithçka për ta likuiduar këtë forcë dhe liderin e saj. Sot ai është i lirë falë qëndresës së demokratëve. E vërteta gjithmonë vonon por kurrë nuk harron", u shpreh Noka nga selia e PD.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka reaguar për vendimin e sotëm të gjyqtares Flojera Davidhi, e cila vendosi të rrëzojë izolimin shtëpiak të liderit demokrat. Sipas tij, vendimi i sotëm është padyshim një fitore politike e Sali Berishës.

"Revokimi nga GJKKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitoi", shkruan Gazment Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese