Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një vit burg për Ervin Salianjin, deputeti flet para Gjykatës: Gjyqtari ishte një ordiner, dënimi im politik

Shkruar nga Newsbomb
Një vit burg për Ervin Salianjin, deputeti flet para Gjykatës:
Ervin Salianji

Një vit burg për Ervin Salianjin! Ky ishte vendimi që Gjyata e Apelit mori këtë të enjte për deputetin demokrat i cili akuzohet për dosjen “ Babale”.

Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shallës së Parë, e cila dënoi me nëj vit burg Ervin Salianjin i cili akuzohet për “shpifje”. Nga ambientet jashtë Gjykatës Salianji ripërsëriti akuzat se vendimi i marrë këtë të enjte kundrejt tij është me urdhër nga lart dhe është një vendim politik.

“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimarrje politike. Dënim politik. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike” , tha Salianji shkurtimisht për mediat.

Ndër të tjera demokrati nuk kurseu as gjyqtarët të cilët u morën me çështjen e tij.

“Siç e ndoqët gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur, senaca e kaluar u shty për të marrë vendimin e gjykatës së krimeve të rënda për pushimin e çështjes, një vendim i falsifikuar për këtë proces.

Sot Gjykata në mënyrë të paprecedent në fakt që të rikthen për falsifikimin e dosjes mori vendim për ta pranuar dhe pastaj për të dhënë një vendim të shkruar.

Është një vendimarrje që gjykohet, njësoj sikur të gjykojë një seksion i PS seksionin e PD. Nga të dhënat që kam mbledhur këto ditë duke marrë parasysh që vendimarrja u shty, një prej gjyqtarëve super oridner që do të keni prova në të ardhmen. Çshtë njeri që në çdo tavolinë flet, kudo që shkon që për të shkuar në Gjykatë të Lartë unë vras njeri, jo më të  gjykoj një deputet të opozitës”, tha Salianji.

Duke paralajmëruar se do të ndjekë hapa të tjera ligjore, Salianji tha se pavarësisht këtij vendim askush dhe asgjë nuk do e ndalojë që të bëjë fushatë për zgjedhjet e majit.

"Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik dhe do ta bëj në çdo formë. Nuk kam bërë një betejë për veten, për interesa personale, nuk kam bërë betejë për të vrarë, trafik droge, kam bërë betejë kundër maskarenjve të këtij vendi. Do ta bëj këtë betejë. Në të ardhme do të keni procese Mamale jo Babale dhe do të shihni si do të shkojë historia. Do të jemi prap këtu, do kemi kohë edhe ditë të tjera për ti hyrë procesit me themel.

Do të ndjekim të gjitha procedurat e tjera gjyqësore, kjo është një vendimarrje që në gjykatat shqiptare vështirë të ndryshohet. Fatmir Xhafaj përdoret nga Edi Rama. Kjo ishte vendimarrje, procedura nuk varet nga unë, unë do të jem më dispozicion.  Do të jem në një fushatë, jam i dënuari i parë politik mbas 34 vitesh dhe do ta bëj nga burgu", tha Salianji ndër të tjera.

Kujtojmë se gjyqi për akuzën e shpifjes mes vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe deputetit Ervin Salianji vijon prej vitesh. Shkalla e Parë e dënoi Salianjin me një vit burg për shpifje, vendim i cili u la në fuqi edhe këtë të enjte, 26 shtator, nga Gjykata e Apelit.

Vite më parë, Ervin Salianji denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj duke thënë se edhe përse ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali, prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri falë mbështetjes së të vëllait politikan.

Gjatë asaj kohe, gazetari Jetmir Olldashi publikoi një video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Pas publikimit të këtij rasti u hap një hetim penal me kallëzimin e Geron Xhafaj dhe në përfundim rezultoi se video ishte e montuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese