Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Apeli merr VENDIMIN: Ervin Salianji dënohet me një vit burg për dosjen “Babale”

Shkruar nga Newsbomb
Apeli merr VENDIMIN: Ervin Salianji dënohet me një vit burg për
Ervin Salianji

Është lënë në fuqi vendimi nga Gjykata e Apelit për të dënuar me një vit burg deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili akuzohet për dosjen"Babale".

Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji për dosjen "Babale" dhe vendimi është apeluar prej tij në Apel. Çështja është zvarritur për vite me radhë dhe togat e zeza në seancën e sotme vendosën që deputeti të dënohet me 1 vit burg.

Salianji veç se i hiqet liria për një vit, ai sipas ligjit do të humbë automatikisht edhe mandatin si deputet i Partisë Demokratike.

Gjyqi për akuzën e shpifjes mes vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe deputetit Ervin Salianji vijon prej më shumë se dy vitesh.

Vite më parë, Ervin Salianji denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj duke thënë se edhe përse ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali, prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri falë mbështetjes së të vëllait politikan.

Gjatë asaj kohe, gazetari Jetmir Olldashi publikoi një video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Pas publikimit të këtij rasti u hap një hetim penal me kallëzimin e Geron Xhafaj dhe në përfundim rezultoi se video ishte e montuar. Deputeti Ervin Salianji u dënua me një vit burg për "kallëzim i rremë".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese