Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin ndaj ish-presidentit Donald Trump, teksa po zhvillonte fushatën e tij në Pensilvani.
Rama shkruan se kjo ngjarje ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë është një tragjedi për botën demokratike.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se shpreson që kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës.
“Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur.
Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, shkruan Rama.
