Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nga Veliaj, te Balluku dhe Spiropali, suprizat e Ramës për drejtuesit politikë të PS

Shkruar nga Newsbomb
Nga Veliaj, te Balluku dhe Spiropali, suprizat e Ramës për drejtuesit
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka dhënë edhe emrat e 12 drejtuesve politikë të Partisë Socialiste.

Rama qarkun më të madh ia ka besuar Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliu. Nuk ka surpriza në Durrës dhe Shkodër, ku do të kryesojnë kryebashkiakët, përkatësisht Emirjana Sako në Durrës dhe Benet Beci në Shkodër.

Një emër surprizë vjen në Fier, ku ikën Taulant Balla dhe drejtimin e fushatës e merr Belinda Balluku.

Me herët Balluku drejtonte Dibrën, të cilën tashmë e kryeson Blendi Gonxhja. Sakaq, Niko Peleshi vijon prej vitesh t’i besohet Korça. Balla është caktuar shef politik për Diasporën.

Tirana: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastilu

Durrës: Emirjana Sako

Shkodër Benet Beci

Lezhë: Ulsi Manja

Kukës: Pandeli Majko

Dibër: Blendi Gonxhe

Elbasan: Arbian Mazniku

Fier: Belinda Balluku

Korçë: Niko Pelshi

Gjirokastër: Mirela Kumbaro

Berat: Ervin Demo

Vlorë: Bledi Cuci

Shef politik për Diasporën: Taulant Balla

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese