Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Mosdeklarim i Pasurisë dhe Pastrim i Parave", zbardhen akuzat për Ilir Metën, SPAK masë sigure dhe për Monika Kryemadhin

Shkruar nga Newsbomb
"Mosdeklarim i Pasurisë dhe Pastrim i Parave", zbardhen akuzat
FotoMontazh: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi - SPAK

Treshja e prokurorëve të SPAK, Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Arben Kraja kanë firmosur këtë të hënë prangosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Newsbomb.al mëson se ai akuzohet për veprat penale "Mosdeklarim i Pasurisë" dhe "Pastrim i Parave".

Masë sigurie është njoftuar dhe për ish-bashkëshorten, Monika Kryemadhi, si person i lidhur me Ilir Metën për shkak të rrethanave familjare.

Ish-presidenti i vendit është akuzuar publikisht dhe ka qenë nën hetim nga SPAK për disa akuza, që lidhen me financime të paligjshme jashtë vendit, dosjen CEZ-DIA dhe të tjera çështje. Madje, Ilir Meta është paraqitur në SPAK përgjatë viteve më shumë se dy herë.

Ilir Meta kishte njoftuar mbajtjen e një konference publike nga selia e Partisë së Lirisë, në orën 13:40 të kësaj të hëne, datë 21 Tetor, por është arrestuar në mes të rrugës. Agjentët e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit e kanë prangosur atë në zonën e "Cassa Italia".

Ish presidenti Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u.

Në mes të qershorit zoti Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Nga deklaratat e tij u mësua se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese