Hapësire reklamuese

Politikë

Mediat greke jehonë zgjedhjeve në Shqipëri: Edi Rama dominon me 51% të votave, socialistët pritet të marrin 79 mandate

Shkruar nga Newsbomb
Mediat greke jehonë zgjedhjeve në Shqipëri: Edi Rama dominon me
Artikulli i medias greke Protothema

"Socialistët ka të ngjarë të sigurojnë 79 nga 140 vendet në parlamentin e Shqipërisë, ndërsa Partia Demokratike pritet të kufizohet në 54 vende."

Kështu hapet artikulli më i fundit i një prej mediave më të mëdha në Greqi, Protothema.gr, e cila ka raportuar në vazhdimësi sot për procesin zgjedhor në Shqipëri dhe epërsisë së Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën, referuar "exit polleve" të para.

"Partia Socialiste në pushtet në Shqipëri duket se po siguron një epërsi të qartë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, sipas sondazheve të publikuara nga mediat shqiptare", vijon artikulli.

Sipas të dhënave të paraqitura, Partia Socialiste e Edi Ramës pritet të marrë 51.8% të votave, krahasuar me 38% për Partinë Demokratike, partinë kryesore të opozitës.

Kjo do të thotë që socialistët ka të ngjarë të sigurojnë 79 nga 140 vendet në parlamentin e Shqipërisë, ndërsa Partia Demokratike pritet të kufizohet në 54 vende, raporton media greke, duke cituar parashikime nga Tirana zyrtare.

"Këto zgjedhje janë të parat që kur Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në korrik 2022, dhe Partia Socialiste, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, po kërkon mandatin e saj të katërt radhazi", shkruan Protothema.

Albanian Post ka publikuar pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, exit poll në rang kombëtar nga ku rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë. Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në rang vendi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese