Hapësire reklamuese

Politikë

Del EXIT POLL i parë: PS kryeson me 79 mandate, PD 54! Në Kuvend hyjnë dhe Basha, Shehaj dhe Qorri

Shkruar nga Newsbomb

Del EXIT POLL i parë: PS kryeson me 79 mandate, PD 54! Në Kuvend

Janë publikuar të dhënat nga exit-poll i parë i zgjedhjeve, ku PS kryeson me 79 mandate ndërsa PD ka 54 mandate.

Exit poll e para flasin për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri.

Albanian Post ka publikuar pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, exit poll në rang kombëtar nga ku rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë.

Sali Berisha rezultojnë me 54 mandate ose 38% të votave në rang vendi, dhe nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang vendi.

Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.

Në 1 mandat mund të fitojë lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës. Një mandat mund të marrë edhe Lulzim Basha në Tiranë, ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe koalicioni i tij rezultojnë pa asnjë mandat.

Rezultatet e exit-poll

PS 79 mandate

PD 54 mandate

PSD 3 mandate

Mundësia 2 mandate

Lëvizja Bashkë 1 mandat

KEA (Partia e Bashës) 1 mandat

Nisma Shqipëria Bëhet 0 mandate

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese