Hapësire reklamuese

Politikë

“Më shau me nënë”, komisioneri i PS-së flet pasi u dhunua në qendrën e votimit: Unë jam ‘Toni i Myfitit’ ai ‘Luani i Minesë’, atë e njohin nga mamaja….

Shkruar nga Newsbomb
“Më shau me nënë”, komisioneri i PS-së flet pasi
Enton Gega

Komisioneri i Partisë Socialiste, i një qendre votimi në qytetin e Pogradecit, Enton Gega ka folur pas ngjarjes së regjistruar këtë të diel ku shtetasi Luan Tollozhina e dhunoi atë, me pretendimin se i kishte ngacmuar të bijën.

Për mediat Gega ka deklaruar se konflikti nisi pasi ai së bashku me të bijën e Tollozhinës po debatonin lidhur me procesin e votimin, sa i përket votimit të personave me aftësi të kufizuar.

Sipas dëshmisë së komisionerit socialist, pas këtij debati ka qenë Tollozhina ai i cili i është afruar dhe e ka qëlluar me pretendimin se po i ngacmonte të bijën.  

“Ishte kryetarja një çupkë i them unë në fillim i lamë të votonin, në trajnim kështu na thanë që do ti lini të votojnë me ndihmsa se janë sakatë, qorra. I thashë unë gjynah...janë ngritur nga rrobet aty e kanë qejfin duan të vijnë të votojnë. Pse nuk i le, ai e ka ndarë mendjen për kë do votojë.

Kur më vjen ai e më thotë pse me ngacmove çupën, më shavi dhe më goditi në vesh, më futi thonjtë. Në Pogradec të gjithë njihemi.  Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë. Jo bre çfarë konflikt kemi pasur, si surrat e njihja. Dolëm këtu jashtë , më shau më ofendoi nga nëna, mua më thonë Toni Myfitit, atij i thonë Luanin Minesë, atë e njohin nga mamaja mua më njohin nga babai”, tha ai për mediat.

Ndërkohë, që vlen të theksohet se ky debat nuk u mbyll me arrestimin e Tollozhinës pasi disa orë më pas nipërit e këtij të fundit shkuan në banesën e Gegës ku dhunuan bashkëshorten dhe djalin e këtij të fundit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese