Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vijon dhuna në Pogradec! Pas konfliktit në qendrën e votimit, nipërit e 63-vjeçarit i shkojnë në shtëpi komisionerit, i rrahin gruan dhe djalin

Shkruar nga Newsbomb
Vijon dhuna në Pogradec! Pas konfliktit në qendrën e votimit,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet në Pogradec ku nipërit e 63-vjeçarit Luan Tollozhina kanë “marrë hak” për familjarin e tyre, i cili ra në pranga vetëm pak orë më parë pasi dhunoi anëtarin e komisionit të Partisë Socialiste në qendrën e votimit QV Nr.3901 në Pogradec.

Sipas Policisë mësohet se nipërit e Tollozhinës kanë shkuar në banesën e anëtarit të komisionit, 52-vjeçarit me ininciale E.G, dhe kanë dhunuar familjarët, kryesisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

Ka qenë djali i 52-vjeçarit ai i cili është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, ndërkohë që bashkëshortja e tij ndodhet në Komisariat ku dhe ka bërë kallëzimin.

“Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve”, njofton Policia.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm 63-vjeçari Luan Tollozhina u arrestua pasi hyri në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe goditi shtetasin E.G 52 vjeç (me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë) në këtë qendër votimi.

63-vjeçari dhunoi anëtarin e komisionit të Partisë Socialiste, pasi vajza e Tollozhinës, ka pasur një debat me 52-vjeçarin në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese