Procesi i numërimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë ka përfunduar, njofton kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Nga të dhënat e deritanishme, numri i zgjedhësve në listën brenda Shqipërisë ishte 3,467,962.
Persona të cilët kanë votuar brenda Shqipërisë janë 1,458,251 zgjedhës. E përkthyer ndryshe, një pjesëmarrje prej 42.21 për qind.
Nga rezultatet paraprake janë konsideruar të vlefshme 1,402,820 vota ndërsa 55,334 fletë votimi janë konsideruar të pavlefshme.
KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, PSD 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate dhe "Nisma Shqipëria Bëhet" 1 mandat.
Fitorja e Partisë Socialiste është e thellë ndërsa Partia Demokratike ka dalë me një rezultat zhgënjyes krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. PD ka 13 mandate më pak se katër vite më parë kur kishin 63 mandate (59 PD dhe 3 LSI).
