Partia Socialiste ka publikuar zyrtarisht emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do jenë në listën e mbyllur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Gjirokastër dhe në Lezhë.
Mirela Kumbaro bëri me dije 5 emrat e kandidatëve të cilët do jenë në listën e mbyllur të Gjirokastrës ndërsa Ulsi Manja u shpreh se në listë të sigurt në Lezhë do të jetë vetë ai dhe Ermal Paci.
Ulsi Manja theksoi se në qarkun e Lezhës do të ketë 7 kandidatë në listën e hapur, prurje të reja të cilët kandidojnë për herë të parë nën siglën e PS, konkretisht; Admir Kadeli, Andon Gjoni, Klotilda Ndreca, Erjon Markaj, Marjeta Nela, Aurora Reçi (Gjeloshi), Pranvera Skana.
Kujtojmë se pas mbledhjes së Kryesisë, Kryeministri Edi Rama u largua nga selia e partisë ndërsa drejtuesit politik të qarqeve po publikojnë emrat e kandidatëve për deputetë.
Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Anila Dhimitri
Piro Dhima
Shyqyri Hysi
Tërmet Peçi
Lezhë
Ulsi Manja (drejtues qarku)
Ermal Paci
