Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri Rama ZBARDH diskutimet në mbledhjen me dyer të mbyllura dhe NDRYSHIMET e papritura: Do të ulim numrin e deputetëve

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama ZBARDH diskutimet në mbledhjen me dyer të mbyllura
Kryeministri Edi Rama, Asambleja e Partise Socialiste

Në fjalën e tij para të pranishmëve në mbledhjen e Asambles së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama zbuloi se çfarë u diskutua mes socialistëve në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku ceku dhe ndryshimet e drejtuesve të qarqeve.

Rama theksoi se numri i deputetëve duhet të jetë në zbritje dhe socialistët janë në kohë për ta bërë këtë ndryshim.

“Ne do të zbresim numrin e deputetëve, besoj për këtë ne jemi vonë por prapë ne kemi gjithë kohën e nevojshme t’i thërrasim shqiptarët në referendum. Ndaj do të çojmë ligjin përpara për referendume. Besoj se ligji i ri për referendume është lehtësisht i realizueshëm” u shpreh Rama.

Ndërsa më tej kryeministri zbuloi se në mbledhjen mes socialistëve u vu në qendër të vëmendjes sërish reforma administrative dhe territoriale të cilat janë ndër hapat kryesorë që lehtësojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nga mbledhja e sotme e socialistëve e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Damian Gjiknuri mësohet se është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si drejtues politik i Tiranës. Deputeti dhe ish-ministri që tashmë identifikohet mes socialistëve si "njeriu i tërmeteve", është sjell në kryeqytet për shkak të nevojës së madhe të socialistëve për riorganizim në qarkun më të madh të Shqipërisë.

Tirana është ndarë në 32 zona elektorale dhe në punimet e Asamblesë Kombëtare është vendosur që të ketë 2-3 deputetë të deleguar për çdo njësi dhe zonë elektorale të qarkut,, raporton newsbomb.al.

Fjala e Edi Ramës: Ne do të zbresim numrin e deputetëve, besoj për këtë ne jemi vonë por prapë ne kemi gjithë kohën e nevojshme t’i thërrasim shqiptarët në referendum. Ndaj do të çojmë ligjin përpara për referendume. Besoj  se ligji i ri për referendum është lehtësisht i realizueshëm. Ligji organik i  instituticioneve të Shqipërisë, është i nevojshëm. Kuvendi nuk ka as shtëpi.

Këtu duhen bërë, tani. Mbase shtëpia e re e Kuvendit nuk mund të përfundojë brenda këtij mandati por e rëndësishme është se do të fillojë pa kaluar as gjysma e këtij mandati. Kemi vënë para nesh detyrën për të bërë një reformë administrative që nuk duhet të qëndrojë e mbyllur. Ndaj do e diskutojmë dhe me njerëzit në territor. Ka shumë nevojë Shqipëria për këtë territor dhe jo për shpifje që do të vazhdojnë të shtohen për t’ju kundërvënë reformës. Ndërkohë që ne e kemi të nevojshme. Reformën zgjedhore kemi nisur nga puna.

Ngritja e komisioneve parlamentare të reja, besoj do të ndihmojnë që Kuvendi do të funksionojë më mirë. E rëndësishme është të rrisim informimin dhe koordinimin e grupit parlamentar për të gjithë procesin e negociatave dhe te nxisim përcjelljen e materialit në territor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese