Hapësire reklamuese

Politikë

KQZ i shuan shpresat Fredi Beletit, i heq mandatin si kryebashkiak i Himarës

Shkruar nga Newsbomb
KQZ i shuan shpresat Fredi Beletit, i heq mandatin si kryebashkiak i
Beleri në KQZ

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve (KQZ) i ka hequr mandatin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri duke i shuar kështu shpresat për të drejtuar këtë bashki.

Vetë Beleri ishte prezent në këtë seancë, ku iu komunikua edhe heqja e mandatit si kryebashkiak. Belerit i është hequr mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi ai është i dënuar me 2 vite burg për shitblerje votash.

Gjatë fjalës së tij kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se ligji për dekriminalizimin ka si qëllim që të ndalojë dhe të largojë të gjithë ata funksionarë publikë të mos kandidojnë, por dhe ata që e kanë marrë këtë funksion publik mos e ushtrojnë.

Secila prej palëve pjesëmarrjeve mund të kenë gjykimet dhe vlerësimet e tyre, por është fakt i pakundërshtueshëm sepse nuk ka asnjë provë për të provuar të kundërtën që në këtë proces KQZ nuk është futur për t’i shërbyer dikujt. Edhe pse vendimmarrja shkon në interes të dikujt dhe kundër interesave të dikujt tjetër. KQZ është e tillë që kënaq interesat e të gjitha palëve. Ndjej nevojën për të bërë këtë sqarim për shkak të ndonjë kompleksiteti. Për të vazhduar me arsyetimin ligjor të këtij procesi administrativ dhe me vlerësimin ligjor të çfarë përmban në tërësi ky proces, do doja të thoja që KQZ është kompetente për ta zhvilluar këtë proces administrativ. Duke e konsideruar të pranuar gjithë të drejtën e KQZ për tu marrë me këtë çështje, le të vijmë te thelbi i saj.

Ligji për dekriminalizimin ka si qëllim që të ndalojë dhe të largojë të gjithë ata funksionarë publikë të mos kandidojnë, por dhe ata që e kanë marrë këtë funksion publik, në kushtet kur kanë kryer vepra penale të caktuara. Diskutimi ngelet nëse një person që e ka marrë këtë funksion publik dhe kryen vepër penale, a është ky ligj që vepron ndaj këtij personi? Ky është diskutimi dhe pikëpyetja që ju sollët. Nuk është çështja e KQZ se çfarë mund të bëjnë institucionet e tjera dhe vendimmarrja e KQZ nuk është e kushtëzuar nga ajo që bëjnë institucionet e tjera.

Ligjit të dekriminalizimit i nënshtrohen më shumë ata persona që e kanë marrë këtë detyrë. Jo vetëm për rastin e Beleri, por për këdo rast të ngjashëm kam keqardhjen që për shkak të këtij ligji të humbasin mandatin apo funksionet publike, por në fund të fundit ky është ligji. Nuk jam në pozitën për të komentuar se si kemi ardhur në këtë situatë, por situata kjo është. Ndaj Belerit ka një vendim të formës së prerë dhe ligji të ndalon të kandidosh e aq më shumë ta mbash atë funksion publik. Me bindje të plotë, mendoj se jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë, zotit Fredi Beleri dhe shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha Celibashi.

Kujtojmë që kjo mbledhje e KQZ ka ardhur disa ditë pasi Apeli i GJKKO-së  “vulosi”  fatin e Belerit. Tre gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimiter Lara dhe Ilirjana Olldashi vendosën të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi masën e sigurisë 2 vite burg për Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, Partia Socialiste, depozitoi një kërkesë në KQZ ku dhe i kërkuan shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Himarës.

Keu i FRESSH, Eugen Likaj, i kërkoi KQZ-së që të shpallë të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit.

Në kushtet kur vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit për Belerin është i formës së prerë, Likaj kërkoi nga Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve të shpallë zgjedhjet e reja për Bashkinë e Himarës.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin metoda speciale hetimi, duke përdorur agjentë të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht se ndodhej në qeli Beleri arriti që të siguronte më shumë vota se kandidati i socialistëve, Jorgo Goro. Por, pavarësisht mandatimin nga KQZ Beleri nuk arriti që të betohej. Ndërkohë, me vendimin e kësaj të marte nga Gjykata e Apelit Belerit i janë shuar të gjitha shpresat për tu betuar si kryebashkiaku i himariotëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese