Hapësire reklamuese

Politikë

Fredi Beleri: Jam i qartë, mandati si kryetar i Bashkisë së Himarës ka mbaruar

Shkruar nga Newsbomb
Fredi Beleri: Jam i qartë, mandati si kryetar i Bashkisë së
Fredi Beleri ne KQZ

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka mbajtur fjalën e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, aty ku dhe po shqyrtohet mandati i tij.

Beleri tha se është i qartë që mandati i tij si kryetar i Bashkisë së Hiamrës ka mbaruar

“Jam i qartë që mandati im si kryetar i bashkisë së Himarës ka mbaruar. Si erdha ktu mund të kisha shkuar të betohesha edhe në Himarë”, tha Beleri ndër të tjera.

Eurodeputeti u shpreh se “vendimi politik”  i cili e lejoi që të ishte prezent këtë të premte në KQZ mund ta kishte lejuar më herët që të betohej si kryetar i Bashkisë së Himarës.

“Nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin e sotëm. Dikush do që të nxjerrë gështenjën nga zjarri. KQZ është i vetmi institucion që deri më tani ka arritur të ruajë nderin e këtij shteti dhe ka qenë brenda kuadrit ligjor. Të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë.

Siç erdha sot këtu mund të kisha shkuar në Himarë e të isha betuar. Vullnet politik ishte sot, drejtoria e Burgjeve që është në varësi të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrisë më dha leje.

Këtë leje mund ta merrja për të bërë betimin, ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë Himarës duhet të lini të pinë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem dhe më pas të më shkarkojnë.

Jam i qartë që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarë ka mbaruar”, tha Beleri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese