Fier
Në bashkinë e Fierit ka rinisur numërimi pas afro 6 orësh ndërprerje, në 3 KZAZ; 58,59,60. Bëhet me dije se në KZAZ 60, pjesë e numërimit janë anëtarë të PSD dhe PS, ndërsa mungojnë ata të PD-së.
Përfaqësuesit e PD-së do të kontestojnë numërimin në këtë KZAZ, pasi sipas tyre, nuk kanë numërues. Këta të fundit nuk janë paraqitur sipas orarit të caktuar nga anëtarët e komisionit.
Kujtojmë se mesditën e sotme procesi i numërimi të votave u ndërpre pasi komisionerët e PD-së kërkuan shtyrjen për nesër për shkak të lodhjes.
Ndërsa nga ana tjetër, socialistët pretenduan se kjo bëhet me qëllim që të shtyjnë dhe zvarritin sa më shumë procesin e numërimit në Fier.
Sondazh
Poll

