Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasje mes socialistëve dhe demokratëve në Fier, ndërpritet numërimi! Komisionerët e PD: Jemi të lodhur, të rikthehemi nesër; KQZ refuzon kërkesën

Shkruar nga Newsbomb

Përplasje mes socialistëve dhe demokratëve në Fier,

Në Fier në KZAZ 60 është ndërprerë numërimi i votave. Komisionerët e PD janë shprehur të lodhur dhe kanë kërkuar rifillimin e numërimit të martën në orën 8:00, por KQZ nuk ka pranuar këtë propozim duke vendosur se numërimi do të fillojë në orën 18:00.

Por komisionerët e PS sërish nuk janë dakord duke u përplasur me ata të PD pasi sipas tyre kjo po bëhet me qëllim që të shtyjnë dhe zvarritin sa më shumë procesin e numërimit në Fier, ku po fiton bindshëm PS.

Anëtaret e PD e kanë mohuar këtë pretendim duke thënë se janë lodhur, ndërsa gjatë deklaratës për mediat komisionerët janë përplasur live pasi PS tha se do shkojë në 16:00 të rifillojë punën edhe pse komisionerët e PD nuk do jenë.

Në Fier, pas numërimit të 185 qendrave të votimit, rezulton se Partia Socialiste kryeson me një diferencë të madhe. Ndërsa, koalicioni Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 12384 vota, që janë 25.42% e totalit.

Përplasje mes socialistëve dhe demokratëve në Fier,
Rezultati në Fier, ora 13:00

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese