Hapësire reklamuese

Politikë

Izolimi i tij përfundoi sot, Sali Berisha ndodhej në arrest shtëpie prej 30 Dhjetorit 2023

Shkruar nga Newsbomb
Izolimi i tij përfundoi sot, Sali Berisha ndodhej në arrest
Sali Berisha ne hyrje te Prokurorise se Posaçme, SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha është nga sot i lirë. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të tij për rrëzimin e masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", gati 11 muaj pasi u vendos izolimi në ambientet e apartamentit të rruga "Mustafa Matohiti".

Lideri demokrat ndodhej në "Arrest në shtëpi" prej 30 Dhjetorit 2023, kur Gjykata e Posaçme vendosi t'i kufizonte Sali Berishës lirinë, në kushtet kur ai nuk pranoi të paraqitej vullnetarisht përpara togave të zeza.

FAKTI PENAL NË NGARKIM TË ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA:

Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga:

Shtetasi Sali Berisha, është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

1- Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

2- Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.

3- Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese