Hapësire reklamuese

Aktualitet

LIROHET SALI BERISHA, provokon avokati Genc Gjokutaj: SPAK i ka hipur kalit së prapthi, kreu i PD pati një proces politik

Shkruar nga Newsbomb
LIROHET SALI BERISHA, provokon avokati Genc Gjokutaj: SPAK i ka hipur kalit
Sali Berisha

Gjykata e Apelit kundër korrupsionit hoqi përfundimisht “arrestin e shtëpisë” ndaj liderit të PD Sali Berisha.

Kërkesa ishte bërë nga avokati i zotit Berisha Genc Gjokutaj pas një odiseje të gjatë të ankimimeve deri në Gjykatën Kushtetuese.

Sot gjykata e revokoi si një masë që nuk ka kushte dhe kritere. Është i lirë. Kërkesa ishte për zotin Berisha.

Unë nuk mund të relatoj dosjen. Nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për masën ndaj Berishën. Prokuroria kërkoi arrestin por ne kemi parashtruar kërkesën tonë. Kërkesa për revokimin e masës shqyrtohet brenda pesë ditëve.

Duhet të kuptoni një gjë që qendrimi i Strasburgut ka një rol parësor. Procesi kryefund politik por ekzistojnë edhe arsye ligjore që nuk do ti hyjmë. SPAK të bëjë cfarë të doje të ulë kokën dhe të shikoj cpo bën sepse i ka hipur një kali së prapthi. Ai sot është i lirë” tha avokati Genc Gjokutaj.

Sali Berisha kishte që prej 30 dhjetorit të 2023 që ndodhej në arrest shtëpie për çështjen “Partizani”, ndërsa dhe më herët, disa kërkesat të tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese