Ish-deputeti i Parisë Demokratike, Alban Zeneli i është bashkuar Partisë Socialiste. Sipas burimeve, mësohet se Alban Zeneli do të kandidojë në listën e hapur të Partisë Socialiste në Kukës.
Ndërkohë, dy partitë më të mëdha në vend PS dhe PD po zhvillojnë mbledhje me Kryesitë, për të caktuar edhe listat përfundimtare të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit.
Vula listës së kandidatëve do t’i jepet në orën 18:00 në mbledhjen e kryesisë, e më pas do të jenë drejtuesit politikë ata që do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve përkatëse.
Theksojmë se kjo lëvizje ndodhi disa orë para afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, i cili skadon në mesnatë.
