Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-deputeti demokrat do të rikthehet në Kuvend, kësaj here në radhët e PS-së! PUBLIKOHEN emrat e kandidatëve në Kukës dhe Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Ish-deputeti demokrat do të rikthehet në Kuvend, kësaj here
Eduart Shalsi

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, drejtuesit politik të qarqeve kanë bërë publike emrat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Maj.

12 drejtuesit e qarqeve kanë vend të sigurt në listë, ndërsa deputetët e tjerë do të garojnë në listat e hapura. Secili nga drejtuesit politik të qarqeve të socialistëve janë shprehur besimplotë duke theksuar se me ekipet e formuara do të korrin një fitore madhështore në zgjedhjet e 11 Majit.

Ishte drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, Eduart Shalsi i cili prezantoi katër emrat të cilët do të garojnë në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit.

Shalsi do të jetë në listën e mbyllur, ndërkohë që tre emrat e tjerë do të “luftojnë” për ulësen e tyre në Kuvend.

Bie në sy përfshirja në listën e hapur e ish-deputetit të PD-së, Alban Zeneli, në legjislaturat 2013-2017 dhe 2019-2021, me profesion ushtarak.

EMRAT E KANDIDATËVE NË QARKUN E KUKËSIT

LISTA E MBYLLUR

Eduart Shalsi

LISTA E HAPUR

Ali Hallaçi- i arsimuar jashtë Shqipërisë. Myftiu i Kukësit dhe prefekt i qarkut të Kukësit

Aristogena Toga Geca

Alban Zeneli-ish deputet i Partisë Demokratike

Ndërkohë, Arbjan Mazniku prezantoi emrat e socialistëve që do të kandidojnë për deputetë në qarkun e Elbasanit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

EMRAT E KANDIDATËVE NË QARKUN E ELABASANIT

Lista e Hapur

Aulona Bylykbashi-juriste, nënkryetare e Bashkisë së Elbasanit

Florenc Spaho-deputet i PS

Desantina Tahiraj-kryetare e forumit të gruas në Elbasan

Saimir Hasalla-jurist,deputet i PS

Agron Gaxho-drejtor i spitalit të qytetit

Shkëlqim Bullari-deputet i PS

Ela Toçka-juriste

Olsi Komici-jurist

Ervina Meta-

Geldon Gejzo-mjek

Luan Duzha-deputet

Arlind Kullolli-Deputeti që duam, mjek

Sara Mila-Deputeti që duam

Musa Coha-I fokusuar te teknologjia, IT

Lista e mbyllur:

Arbjan Mazniku

Bora Muzhaqi

Adi Qose-ekonomist, nënpunës në disa detyra

Evis Kushi

Ermal Elezi

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese