Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta reagon nga qelia për zgjedhjet parlamentare të Kosovës: Zhvillimi i votimeve ishin një shembull i mirë për shtetin e së drejtës

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta reagon nga qelia për zgjedhjet parlamentare të Kosovës:
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës.

Reagimin e tij ai e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa uron qytetarët e Kosovës dhe klasën politike të vendit. Meta shpreh komplimentat ndaj zgjedhjeve, duke shprehur se zhvillimi i votimeve ishin një shembull i mirë dhe shumë të rregullt.

Ndër të tjera ai nuk ngurron të krahasoj qeverisjen shqiptare si një përpjekje kriminale dhe se Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm dhe se rruga e vetme që duhet për shpëtimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës, janë zgjedhjet paqësore.

Reagimi i Metës:

Urimet më të mira qytetarëve dhe klasës politike në Kosovë, që nëpërmjet procesit të sotëm tërësisht paqësor dhe shumë të rregullt të votimit dhanë sërish një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.

Për Shqipërinë, që vuan nën thundrën e Narkoqeverisjes dhe përpjekjeve kriminale për asgjësimin e pluralizmit politik përmes shkatërrimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm dhe rruga e vetme që duhet ndjekur për të shpëtuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese