Hapësire reklamuese

Politikë

Iku nga koalicioni me Berishën, Sterjovski dakordësohet me Ramën, do jetë në listën e PS në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Iku nga koalicioni me Berishën, Sterjovski dakordësohet me Ramën,
Vasil Sterjovsi dhe Edi Rama

Vasil Sterjovski, lider i Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian, pasi u largua nga koalicioni "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore", ka nënshkruar një marrëveshje me Partinë Socialiste, duke arritur dakordësinë që të jetë pjesë e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit në Korçë.

Sterjovski ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kërkesën për t'u larguar nga koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Madhështore", ndërsa Vasil Sterjovski deklaroi se negociatat me Berishën dështuan pasi partia e tij nuk mori asnjë vend në listat e hapura.

Kjo lëvizje që ndodh disa orë para afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, i cili skadon në mesnatë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese