Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I shoqëruar nga deputetët demokratë, Sali Berisha shkon nderon Kryepeshkopin Anastas Janullatos, përulet para trupit të tij

Shkruar nga Newsbomb
I shoqëruar nga deputetët demokratë, Sali Berisha shkon nderon
Sali Berisha

Ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë paraditen e kësaj të enjte në homazhet në nder të Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

I shoqëruar nga deputetët demokratë, lideri i të djathtëve, ka nderuar Hirësinë e Tij dhe është përulur para trupit të Kryepeshkopit Anastas.

I shoqëruar nga deputetët demokratë, Sali Berisha shkon nderon
Sali Berisha ne homazhet ne nder te Kryepeshkopit Anastas

Berisha mbërriti pak më parë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” së bashku me disa përfaqësues të tjerë të selisë blu për të kryer homazhe për Fortlumturinë Anastas. I pranishëm në këto homazhe ka qenë edhe ish-kryebashkiaku i Himarës, eurodeputeti Fredi Beleri.

I shoqëruar nga deputetët demokratë, Sali Berisha shkon nderon
Sali Berisha ne homazhe

Këtë të enjte në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

-Kryepeshkopi i Kishës Ortodokose Autoqefale Shqiptare do të varroset në një kriptë të veçantë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, një amanet i lënë prej tij.

-Të pranishëm në ceremoni do të jenë deputetë socialistë, kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj. Gjithashtu, edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, përfshirë me 5 ministra të kabinetit të tij do të nderojnë Kryepeshkopin Anastas.

-Në ceremoni do të marrin pjesë shumë personalitete fetare, si Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu; Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopi i Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj. Të pranishëm do të jenë edhe figura të larta të klerit botëror.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese