Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka ndërmend të lëshojë karrigen e liderit të kësaj force politike dhe pas humbjes së thellë në këto zgjedhje parlamentare.
Në konferencën për shtyp, Berisha u përgjigj se këtë luftë kundër krimit të dhe qeverisë Rama do ta çojë në fund ai që edhe e nisi, ndërsa pak më parë bëri thirrje dhe për mbajtjen e një proteste masive më 16 Maj, ditën e samitit europian, për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor.
“Nuk jam policia e shtetit, unë kam sulmuar dhe do sulmoj e do shpall terroriste ato banda që merren me rrëmbimin e votës.
Nuk kursej asnjë njeri, por nuk kam pasur të dhënat. Për të sulmuar pa bazë nuk sulmoj njeri.
Këtë betejë gjer në fitore, ai që e nisi do e bitisi. Beteja për votën e lirë, nuk ka gjë në botë që e prevalon. Asnjë nuk e ndal PD në këtë betejë. Shqiptarët do t’i përgjigjen këtyre”, tha Berisha.

