
Vetëm disa minuta na ndajë nga protesta kombëtare, e planifikuar të mbahet sot nga Partia Demokratike. Deri më tani situata paraqitet e qetë, ndërsa kanë nisur të grumbullohen pak nga pak protestuesit në Bulevard.
Ndërkohë, policia ka marrë masat e nevojshme për të evituar incidentet e mundshme. Porta hyrëse e Kryeministrisë është veshur me veshje metalike, ndërsa janë vendosur edhe megafonë. Për protestën janë mobilizuar 1300 policë që kanë rrethuar godinën.
Po ashtu është vendosur podiumi nga organizatorët e protestës, nga ku do t'i drejtohen protestuesve. Duke marrë shkas edhe nga trazirat e mëparshme nga opozita, pranë Kryeministrisë është vendosur një mjet zjarrfikës dhe një autobot me ujë.