Kryeministri Edi Rama i përgjigjet përzemërsisht urimit të kryeministres italiane, Giorgia Meloni për fitoren e mandatit të katërt.
Rama i është drejtuar Melonit me fjalën “motër” ndërsa shton se është nder për të të kontribuojë në një marrëdhënie të jashtëzakonshme si ajo mes Italisë dhe Shqipërisë dhe privilesh të bashkëpunosh me një lider si Meloni.
“Faleminderit motër. Është nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është privilegj të bashkëpunosh me një lider si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”, shkruan Rama në Twitter.
Ndonëse rezultati final ende nuk është shpallur zyrtarisht, fitorja është më se e sigurt për Edi Ramën dhe Partinë Socialsite. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është e para lidere botrëore që ka uruar Ramën për fitoren e 4-t radhasi në krye të qeverisë shqiptare.

