Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka uruar kreun e shtetit shqiptar Edi Rama për rezultatin e fitores në parlamentaret 2025.
Në një postim në llogainë e saj në Tëitter, Meloni shkruan se bashkëpunimi strategjik mes dy kombeve do të vijojë më tej si rezultat i dëshirës së përbashkët për t’i dhënë përgjigje të gjitha sfidave globale.
Ndër të tjera, kryeministrja italiane shpreh dhe njëherë mbështetjen e hapur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, e cilësuar si pika kyçe e Partisë Socialiste në këtë fushatë zgjedhore.
“Do të doja t’i shprehja urimet e mia të përzemërta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare.
Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t'iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Melonit.
