Deputetet socialiste
Bujë ka bërë lajmi për arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqaj. Ish ministri socialist u arrestua me urdhër të SPAK pasi akuzohet për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.
E për këtë gazetarët janë mbledhur jashtë Kuvendit, ku i kanë drejtuar mikrofonin socialistëve dhe u kanë kërkuar një koment për arrestimin e ish-ministrit.
Në lidhje me këtë pyetur Elisa Spiropali, Ulsi Manja, Naspi Naço, Edona Bilali dhe disa të tjerë. Por socialistët kanë zgjedhur të “kyçin” gojën duke mos dhënë një koment për arrestimin e Beqajt.
Sondazh
Poll


