Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Çfarë ndodhi në Kuvend kur u fikën kamerat? Flamur Noka sulmon Taulant Ballën…

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë ndodhi në Kuvend kur u fikën kamerat? Flamur Noka
Momenti kur Noka e qellon Ballen me shishen me uje

Detaje të reja kanë dalë lidhur me atë çfarë ndodhi këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë pushimit të seancës, është shënuar një incident i ri, pas tensioneve të mëparshme mes deputetëve.

Sipas raportimeve, situata u përshkallëzua kur deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hedhur një shishe uji në drejtim të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ngjarja ndodhi në një moment kur kamerat në sallë ishin fikur.

Ndërkohë, deputetet demokrate kanë kërkuar masa ndaj Ballës. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, deklaroi se Balla nuk ka respektuar rregullat në Kuvend dhe ka ofenduar deputetet femra, duke kërkuar përjashtimin e tij nga punimet parlamentare.

“Nuk ka vendin këtu ai”, mësohet të ketë thënë Vokshi.

Situata u tensionua më tej pas një kërkese nga Balla, i cili propozoi të mbahej një minutë heshtje për katër dëshmorët e 2 prillit në Shkodër. Ky veprim nxiti reagime të ashpra nga deputetët e PD-së, të cilët akuzuan Partinë Socialiste si përgjegjëse. Pas incidentit, Garda e Republikës ndërhyri dhe e mori Ballën nën mbrojtje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese