Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protestuan deri në orën dy të mëngjesit pranë Rinasit, çfarë ndodhi mbrëmë në protestë

Shkruar nga Newsbomb
Protestuan deri në orën dy të mëngjesit pranë Rinasit,
Protestuesit prane Rinasit

Dje u shënua dita e 15-të e së ashtuquajturës “Revolucioni Flamingo”, protestës të ngritur kundër ndërtimit të resorit në Zvërnec.

Ndërkohë që marshimi vijoi deri rreth orës 02:00 të mëngjesit, protestuesit e ndalën marshimin dhe u rikthyen në kryeqytet vetën pas bllokimit të kalimit të tyre nga ana e forcave të rendit, të cilat i ndaluan pak kilometra larg Aeroporit.

Policia paralajmëroi se nuk do të lejonte vijimin e protestës në rrugën e Rinasit dhe se do të ndërhynte për të liruar rrugën. Gjatë rreth tre orëve që mbeti i bllokuar fillimisht një krah i autostradës Tiranë-Durrës dhe më pas aksi rrugor drejt Rinasit, automjetet dhe mjetet e transportit u devijuan në rrugë alternative.

Marshimi drejt Rinasit nisi pas përfundimit të tubimit në Sheshin Skënderbej, te Kryeministria dhe në rrugët e qendrës së Tiranës. Protestuesit përshkuan disa kilometra nëpër kryeqytet, dolën në zonën e Kthesës së Kamzës dhe më pas vijuan marshimin përgjatë autostradës Tiranë-Durrës në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese