Seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka “shpërthyer” në ofendime, ndërkohë që i është tërhequr vëmendja edhe nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
“Nuk më kërcet mua se çfarë tërheq ti...”, ia ktheu Noka Peleshit, ndërsa vijoi fjalën e tij dhe bllokoi foltoren e Kuvendit.
Menjëherë pas kësaj, Garda e Republikës u vendos në kordon përpara ministrave, ndërsa në mbështetje të Nokës u afruan edhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, duke e tensionuar më tej situatën në sallë.
Situata u përshkallëzua edhe më shumë kur në debat u përfshinë deputetja demokrate Elda Hoti dhe ministri Taulant Balla. Fillimisht, Noka kishte kërkuar fjalën, por pas ndërprerjes nga Peleshi, ai nuk lejoi as kolegen e tij Hoti të merrte fjalën.
Në vijim, kryetari i Kuvendit ia dha fjalën deputetes së mazhorancës, Bora Muzhaqi. Në këtë moment, Hoti iu afrua dhe i mori kartën e fjalës, duke shkaktuar një tjetër episod tensioni, ku ndërhyri kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.
Debati mes Hotit dhe Ballës agravoi shpejt dhe siç dëgjohet edhe në video, ajo i drejtohet socialistit duke i thënë: “Mos më fol mua kështu, kush jam unë? Shoqja jote...?”, ndërsa Balla i përgjigjet: “Mos kalo më këtej.” Si rrjedhojë kryetari i Kuvendit, Niko Pelehsi kërkoi pesë minuta pushim.
View this post on Instagram
