Hapësire reklamuese

Politikë

Ervin Mete largohet nga “Financat”,  Balla ministër pa portofol, Peleshi me detyrë të re

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Mete largohet nga “Financat”,  Balla ministër pa
Balla - Mete - Peleshi

Kryeminstri Edi Rama pas një fjalimi të gjatë në Kongresin e Partisë Socialiste, ka bërë edhe disa ndryshime në qeveri.

Rama ka vendosur të largojë disa ministra dhe të risjellë disa emra të rinj.  Kreu i qeverisë ka propozuar Taulant Ballën si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, detyrë që e mbante Elisa Spiropali, e cila sot u propozua si Kryetare e Kuvendit.

Kështu Taulant Balla largohet nga Ministria e Brendshme, detyrë të cilën pritet që ta marrë Ervin Hoxha.

Po ashtu nga Ministria është larguar Niko Peleshi i cili prej disa kohësh drejtonte Ministri i Mbrojtjes, detyrë që tashmë pritet ta marrë Pirro Vëngu. Rama Niko Peleshin e ka propozuar si kreun e grupit parlamentar të PS.

Një tjetër ministër që largohet është Ervin Mete, i cili largohet nga drejtimi i Ministrisë së Financave, detyrë të cilën tashmë pritet ta marrë Petrit Malaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese